13 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit


13 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

16:35 19/11/2022

Në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 445 testime, ndërsa 10 qytetarë janë shëruar. Nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,349 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al









Të ngjashme