Asnjë humbje jete, 4051 testime dhe 2 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar 5 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë dhe Kamëz. Lajmi i mirë është se dhe këtë 24 orësh nuk ka asnjë humbje jete.

Ndërkohë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, nga të cilët 6 ndodhet në Spitalin Invektiv, për të marrë trajtim të specializuar./tvklan.al