13 viktima dhe 963 raste të reja ditore në Kosovë

13 viktima dhe 963 raste të reja ditore në Kosovë

15:17 13/11/2020

Hyjnë në fuqi masat e reja të ndalimit të lëvizjes

Sërish shifra të larta të pandemisë në Kosovë. 13 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit ndërsa janë identifikuar 963 raste të reja, në 2056 testime të kryera. E rëndë mbetet situata edhe në spitale, ku janë raportuar 700 pacientë. Nga kjo e premte kanë hyrë në fuqi edhe masat e reja të qeverisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

9 komuna që janë në zonën e kuqe janë futur në karantinë prej orës 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Jo të gjithë i kanë mirëpritur këto masa, madje u paralajmërua një protestë në sheshin e kryeqytetit, por që në minutat e fundit u anulua nga organizatorët. Për situatën nuk kanë munguar as reagimet politike. Partia Demokratike e Kosovës në opozitë po e quan skandaloze menaxhimin e pandemisë nga qeveria Hoti.

Në Kosovë ende nuk është miratuar ligji për rimëkëmbje ekonomike në parlament. Pas disa tentativave ai u miratua në parim, por jo në tërësi. Miratimi i tij dështoi para dy ditësh për mungesë kuorumi.

Tv Klan



Të ngjashme