480 pacientë të shtruar në spitale

Vazhdon të qëndrojë i lartë numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, duke çuar në total numrin e viktimave në 852.

2 nga viktimat ishin nga Fieri, 2 nga Vlora, Berati dhe Durrësi, 1 nga Tirana, Lushnja, Elbasani, Pogradeci dhe Korça.

Edhe numri i infektimeve ditore është rritur krahasuar me një ditë më parë. Përmes 2256 testimeve, 782 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Sars-Cov2, gjysma e të cilëve janë nga kryeqyteti duke e bërë të mbetet vatra më e madhe e përhapjes së virusit.

Numri i pacientëve të hospitalizuar në 4 spitalet Covid mbetet i lartë, me 480 të shtruar, 33 prej të cilëve në terapi intensive dhe 14 të intubuar. Gjatë ditës së fundit 572 qytetarë me Covid janë shëruar, ndërsa numri total i rasteve aktive vazhdon të mbetet i lartë me 19.165 të infektuar në të gjithë vendin.

Tv Klan