Mbi 1 milion njerëz braktisin banesat

Supertajfuni Lekima që goditi Kinën shkaktoi të paktën 13 viktima dhe mbi 1 milion persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre.

Autoritetet janë në ankth për jetën e rreth 16 qytetarëve, të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës si pasojë e stuhisë së fuqishme. Rrebeshe shiu e përmbytje solli supertajfuni i ardhur nga Taivani.

Shpejtësia maksimale e erës arriti deri në 200 km/h. Mijëra fluturime janë anuluar në Shangai dhe qytete të tjera.

Tv Klan