Shënohen edhe 245 raste pozitive

Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativë në betejën me Covid-19. Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me koronavirus, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 249.

Ndërkohë që janë testuar gjithsej 468 mostra të marra prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 4.863 persona, kurse numri i rasteve aktive është 3.687, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja infektimi.

Tv Klan