Shënohen 171 infektime të reja

Kosova vijon të përballet me një situatë të vështirë me koronavirusin. Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 13 humbje jete të tjera, duke çuar në 354 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 171 raste të tjera pozitive nga 463 testime të kryera.

Ajo që është pozitive për të dhënat e sotme është numri i lartë i shërimeve. Autoritetet raportuan për 190 persona të shëruar, pra numër më i lartë se ai i të infektuarve ditor.

Tv Klan