MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.342 testime, kurse janë regjistruar 725 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 274, Prilep – 79, Kavadar – 55, Tetovë – 39, Kumanovë – 34, Ohër – 29, Gjevgjeli – 26, Negotinë – 25, Veles – 24, Shtip – 20, Gostivar – 18, Manastir – 16, Strumicë – 13, Koçanë – 12, Strugë dhe Kriva Pallankë nga 11, Bogdancë – 6, Krushevë – 5, Resnjë – 4, Sveti Nikollë, Dellçevë, Probishtip, Vinicë, Vallandovë, Kratovë dhe Demir Kapi nga 3, Kërçovë nga 2, Berovë – 1.

Janë regjistruar 215 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 13 persona. 4 pacientë nga Shkupi (85 vjeç, 78 vjeç, 72 vjeç, 64 vjeç) 4 nga Kumanova (70 vjeç, 63 vjeç, 57 vjeç, 50 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Tetova (66 vjeç), Prilepi (72 vjeç), Manastiri (71 vjeç), Velesi (75 vjeç) dhe Probishtipi (83 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 shkon në 100.632, numri i të shëruarve është 90.311, kurse i viktimave – 3.098. Për momentin shënohen 7.223 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë 509.720 testime për COVID-19.

Klan Macedonia