Në fjalimin e parë pas rezultatit të zgjedhjeve për krijimin e Asamblesë Kushtetuese, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, njoftoi se ky institucion do të shërbejë për të marrë masa ndaj Parlamentit, Prokurorit të Përgjithshëm, opozitës dhe medias.

Maduro e cilëson rezultatin historik, por opozita e vendit thotë se ai nuk përfaqëson shumicën pasi abstenimi ishte 87%.

Kaosi dhe dhuna pushtoi qytetet e vendit. Të paktën 13 persona mbetën të vrarë nga përleshjet me forcat e rendit. 120 persona janë vrarë nga muaji Prill si pasojë e përplasjeve me policinë.

Opozita iu drejtua edhe komunitetit ndërkombëtar, që i kërkon të mos njohë zgjedhjet, pasi ato u zhvilluan në një atmosferë shtypëse.

Shtetete e Bashkuara të Amerikës dënuan dhunën e ushtruar në Venezuelë. Uashingtoni theksoi se vendi është një hap larg diktaturës dhe ngriti mundësinë e vendosjes së sanksioneve në OKB.

Tv Klan