Liderët botërorë dënojnë sulmin rus

Të paktën 13 persona humbën jetën nga një sulm rus me raketa që goditi një qendër tregtare në Kremençuk, rajonin e Poltavës në Ukrainë. Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet teksa bilanci i të lënduarve deri më tani është mbi 50.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski u shpreh se në momentin e sulmit ndodheshin mbi 1000 njerëz në qendrën tregtare.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se bota është e tmerruar nga ky sulm raketor i Rusisë.

Tv Klan