Në shkollën “Emin Duraku” nuk ka nxënës të prekur

8 mësues dhe 3 sanitare kanë rezultuar pozitive me koronavirus në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë. Lajmi i mirë është se asnjë prej nxënësve nuk është infektuar.

“Tek shkolla “Emin Duraku” aktualisht janë  mësues në karantinë ndërkohë që nuk kam informacion të ketë nxnëcës të infektuar. Infektimi i këtyre mësuesve nuk është bërë në shkolla”.

Që prej fillimit të vitit të ri shkollor në vend rezultojnë 60 nxënës të karantinuar dhe 130 mësues.

“Ne bëjmë një ndjekje ditore të ecurisë së mungesave. Jemi diku tek 130 mësues që na mungojnë çdo ditë dhe në këtë shifër kam marrë pozitiv dhe negativ”.

Në çdo rast, drejtoria e arsimit parauniversitar thotë se janë ën dispozicion 1 mijë mësues të cilët nuk janë angazhuar ende në shkollat ku janë shfaqur të prekur me koronavirus.

Tv Klan