Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka bërë të ditur se këtë të hënë për në Kosovë do të nisin 130 ushtarë kroatë si pjesë e KFOR-it. Në mesin e 130 ushtarëve janë edhe 6 gra.

Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet nesër nga ora 10:30 në kazermën 132 ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Ky është kontigjenti i 36-të me ushtarë kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banoziç./KK