760 mijë persona në vend janë vaksinuar, prej tyre 572 mijë janë imunizuar me të dy dozat

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19 është shtuar në ditët e fundit. Kjo edhe për shkak të rritjes së rasteve  të të infektuarve me koronavirus. Në 16 ditët e para të muajit të hapur të vaksinimit janë kryer 132 mijë vaksinime. Në totalë pjesë e këtij procesit, janë bërë 760 mijë persona, shumica e tyre janë imunizuar me të dyja dozat.

Mbi 1mln 330 mijë vaksinime janë kryer deri më tani në vendin tonë….760 mijë qytetare janë bërë pjese e procesit të vaksinimit, prej të cilëve mbi 572 mijë i kanë marrë të dyja dozat ndërsa 185 mijë kane marrë vetëm një dozë të vaksinës.

Sipas mjekëve të familjes interesim i qytetareve për të bërë vaksinën është shtuar. Madje rritje të interesit ka edhe në moshat e reja 18-40 vjeç, por ata preferojnë kryesisht të shkojnë pranë qendrave shëndetësore dhe jo në pikën masive të ngritur në sheshin Skënderbej.

Fluksi i qytetarëve që shkojnë për të bërë vaksinën është shtuar edhe për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë. Në 16 ditët e para tëmuajit të hapur të vaksinimit janë kryer 132 mijë vaksinime në mbarë vendin. 

Autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të përfitojnë nga ditët e mbetura të muajit Gusht për tu vaksinuar ndaj Covid-19. Imuniteti i fituar nga vaksina pasi shmangen fatalitetet nga Covid-19 por minimizohen edhe rastet rënda si dhe shtrimet në spital.

Me ardhjen e mbi 44 mijë dozave të tjera të vaksinës Pfizer, numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri që nga nisja e këtij procesi shkon në vendin tonë 1,845,660 vaksina. Deri më tani numri më i madh i shqiptarëve janë imunizuar me vaksinën koronavak pasi kanë ardhur 1 milionë doza, dhe me Pfizer, pasi në total kanë ardhur rreth 460 mijë doza.

Klan Neës