Gentian Malindi përfundon në gjykatë, skema e trafikimit

Biznesmeni Gentian Malindi merret i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohet se ka organizuar trafikun e 137 kg heroinë nga Amerika Latine në Shqipëri.

Pavarësisht se prej më shumë se një viti është në kërkim, Gentian Malindi do të përfundojë në Gjykata, pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe e akuzon për trafik narkotikësh.

Në muajin Tetor të 2019-së u kap në portin e Pireu sasia prej 137 kg kokainë, me destinacion final Portin e Durrësit.

Autoritetet greke morën kokainën dhe i zëvendësuan pakot me oriz, ku edhe vendosën GPS për të zbuluar ku do shkonte droga. Më pas lënda narkotike u mor në Portin e Durrësit nga Ardjan Bega dhe Altin Mislihaka dhe SPAK thotë se operacionin e drejtonte Gentian Malindi.

Rrugës pasi morën kokainën, autorët dyshohet se kanë pikasur se po ndiqeshin, prandaj kontrolluan pakot me kokainë, ku ishin oriz. Aty ndërhyri policia, ku u arrestuan vetëm dy persona, ndërkohë që Gentian Malindi është në kërkim.

Tv Klan