Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private janë testuar gjithsej 678 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

Po ashtu njotohet dhe brenda 24 orëve janë raportuar 4 humbje jete të pacientëve që kishin rezultuar më herët me SARS CoV-2, nga të cilat 2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë.

Numri total i rasteve pozitiv është 14.939 raste nga 60.913 teste të kryera. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 137 pacientë dhe numri i përgjithshëm i atyre që kanë fituar betejën nga shkuar në 12.325 raste, ndërsa raste aktive ka 2.003./tvklan.al