Shkon në 493 numri total i viktimave

Maqedonia e Veriut vazhdon të raportojë shifra të lartë të viktimave dhe të të infektuarve të rinjtë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore maqedonase bën të ditur se kanë humbur jetën 7 persona,  duke e çuar në 493 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë bëri të ditur gjithashtu se nga 1621 testime të kryera së fundmi janë konfirmuar si mbartës të virusit 138 persona të tjerë.

Ndërkohë që 381 pacientë janë të shtruar në spitale, prej të cilëve 54 janë në gjendje të rëndë.

Tv Klan