SHBA kërkon paqe

Izraeli sulmon ndërtesën shumëkatëshe ku ndodhen zyrat e Al Jazeera dhe Associated Press në Gaza, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Izraeli vijon sulmet ajrore ndaj Gazës. Ndërkaq militantët palestinezë filluan breshëri raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera.

Diplomatët amerikanë dhe arabë po kërkojnë të qetësojnë situatën. Të paktën 139 njerëz, përfshirë 39 fëmijë, janë vrarë në Gaza që kur shpërthyen luftimet të hënën. Izraeli ka raportuar nëntë të vdekur, përfshirë fëmijë.

Nga bombardimet e Izraelit mbetën të vrarë më shumë se 15 palestinezë duke përfshirë një grua dhe katër nga fëmijët e saj që humbën jetën kur u godit shtëpia e tyre në një kamp refugjatësh. Pesë të tjerë vdiqën, me të tjerë të plagosur.

Përpjekjet diplomatike rajonale dhe ndërkombëtare ende nuk kanë treguar ndonjë shenjë të ndalimit të luftimeve. Egjipti, i cili ka udhëhequr përpjekjet rajonale, dërgoi ambulanca përtej kufirit të saj me Gaza për të sjellë viktima palestineze në spitalet egjiptiane.

I dërguari i Presidentit të SHBA Joe Biden, Hady Amr, zëvendës ndihmës sekretari për Izraelin dhe çështjet Palestineze, arriti në Izrael ku deklaroi se do të forconte nevojën për të punuar drejt paqes.

Emiratet e Bashkuara Arabe bënë thirrje për një armëpushim dhe bisedime. Kushtet e jetesës në Gaza po përkeqësohen, me familjet që tani marrin vetëm katër orë në ditë energji, pasi linjat nga Izraeli dhe stacioni i vetëm i Gazës u dëmtuan nga raketat.

Tv Klan