14 viktima nga koronavirusi në 24 orë

14 viktima nga koronavirusi në 24 orë

16:37 22/11/2020

Humbin jetën 14 qytetarë, 565 raste të reja infektimi

Edhe gjatë fundit të javës numri i viktimave që ka shkaktuar Covid-19 është i lartë, duke shënuar një bilanc të zymtë prej 14 viktimash, si pasojë e virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona mes moshave 59 deri në 82 vjeç.

Numri i rasteve të reja të të infektuarve mbetet i lartë, edhe pse gjatë kësaj të diele kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë nga 2084 testime të kryera, numër më i ulët se mesatarja prej 800 rastesh të reja infektimesh ditore që ka shoqëruar javën e fundit.

Rastet më të mëdha aktive vazhdojnë të mbeten në kryeqytet, i cili zë gjysmën e numrit të të infektuarve aktivë me Covid, ndërsa shifra shqetësuese me mbi 1 mijë raste të sëmurësh me Covid paraqesin edhe qyteti i Fierit dhe Durrësit.

Tv Klan





Të ngjashme