Ish-kryeministri: SPAK pjesë e Bajrave, policia ka ndihmuar grupet kriminale në zgjedhje
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar video të cilat sipas tij vërtetojnë bashkëpunimin e PS me grupet kriminale për të blerë votat dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës në zgjedhjet e 14 Majit. Në konferencën për mediat, Berisha tha se videot tregojnë se grupi Bajri të mbështetur dhe nga policia kanë ushtruar presion në qendrat e votimit.
“Policia me Bajrat është një. E pe që i shoqëronte makina e policisë. Me terrorin e vet, banda e Bajrit me autokollonën e krimit bëri gjithçka. Instaloi në pushtet, një kryebashkiak që në fakt mandate i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit të Bajrit.”
Akuzat nuk i kurseu edhe për SPAK-un.
“Skapi i partisë është një seksion i bandës së Bajrit, është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale.”
Duke thënë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Shkodrën, Berisha tregoi se videot janë siguruar nga bizneset dhe persona që duan të ndihmojnë PD.
“Janë filmime të ofruara nga njerëz me guxim që kanë dashur të bëjnë transparencën. Nuk janë pamje të policisë këto, policia ishte bashkë me ta.”
Ish-kryeministri tha se pamje të tilla bëjnë që PD të intensifikoje betejën kundër qeverisë, duke theksuar se aksioni në parlament do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të opozitës.
Klan News