Shefja e e vëzhguesve të OSBE-ODIHR mision monitorimi në zgjedhjet lokale
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Audrey Glover është takuar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashin në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në fokus të diskutimit ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe respektimi i rekomandimeve të ODIHR.
Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet vendore. Audrey Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor.
Ajo drejtoi misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, u rikthye sërish në vitin 2009, më pas në zgjedhjet e 2015 dhe në vitin 2019 dhe tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.
Klan News