Ermal Dredha në Vlorë, 16 emra janë të rinj

“Kryesia e PS ka vendosur që vetëm 16 nga 61 kryetarët aktualë të bashkive të jenë emra të rinj në listën e kandidimit për garën e 14 Majit, ndërkohë që 45 të tjerë do të kenë mundësi për t’u rikandiduar për një mandat të dytë ose të tretë.”

Të 11 drejtuesit e qarqeve që prezantuan njëri pas tjetrit emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste pas mbledhjes së Kryesisë shprehën besim se në 14 Maj të zgjedhurit e tyre do të marrin edhe votëbesimin e qytetarëve.

Erion Veliaj: Me përqëndrimin e popullsisë në Qarkun e Tiranës dhe politikisht, Tirana duhet të ketë gjithmonë e më shumë zë dhe me ndryshimin e mandateve për 2025-ën. Ndërkohë që për tramin falas të Saliut dhe të Lulit, do të përveshim mëngët dhe do të merrem unë prapë.

Në Shkodër, socialistët do të kërkojnë të marrin për herë të parë bashkinë më të madhe të qendrës së veriut me emrin e Benet Becit.

Elisa Spiropali: Kemi shumë besim që kandidatura e Benet Becit shkon përtej Partisë Socialiste dhe i apelon qytetarisë më të mirë të Shkodrës.

Vlora është qarku që ka më shumë emra të rinj ku nga 7 bashkitë vetëm Jorgo Goro në Himarë është rikandiduar. Për Bashkinë e Vlorës është zgjedhur diplomati Ermal Dredha.

Blendi Klosi: Ermal Dredhën, i cili vjen në Bashkinë e Vlorës si një kandidat i fortë për të çuar përpara atë forcë që Vlora ka.

Edhe në qarkun e Elbasanit do të ketë emra të rinj për Bashkitë e Gramshit ku shkon deputeti Besjan Ajazi. Në Dibër, për Bulqizën do të garojë Festime Mjeshtri, ndërsa në Klos Valbona Kola.

Belinda Balluku: Ne besojmë që me këtë kandidim të ri, do t’i japim një frymë të re bashkisë në Klos duke pasur parasysh të gjitha planet.  

Në Durrës, Krujë dhe Shijak do të kërkojnë votat 3 kryebashkiakët aktualë. Ndërsa në Qarkun e Fierit emra të rinj garojnë në Divjakë dhe Patos.

Lezha do të rikandidojë kryetarët aktualë të bashkive Pjerin Nderu, Majlinda Cara dhe Ndrec Deda.

Në Berat sërish nuk ka surpriza ku rikandidojnë kryebashkiakët aktualë. Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës një emër i ri vjen për bashkinë e Libohovës ku garon Leonard Hide.

Korça gjithashtu do të mbajë kryebashkiakët aktualë. Qarku i Kukësit ka risi kandidatin për Hasin ku do të kërkojë votat Halit Mulaj.

Tv Klan

LISTA E KANDIDATËVE ZYRTARË TË PARTISË SOCIALISTE PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

QARKU SHKODËR

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj (rikandiduar)

Shkodër – Benet Beci

Pukë – Gjon Gjonaj (rikandiduar)

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli

Fushë Arrëz – Franc Tuci (rikandiduar)

QARKU ELBASAN

Elbasan – Gledian Llatja (rikandiduar)

Cërrik – Andis Salla (rikandiduar)

Belsh – Arif Tafani (rikandiduar)

Gramsh- Besian Ajazi

Peqin – Bukurosh Maçi (rikandiduar)

Librazhd – Mariglen Disha

Prrenjas – Nuri Belba (rikandiduar)

QARKU LEZHË

Lezhë – Pjerin Ndreu (rikandiduar)

Kurbin – Majlinda Cara (rikandiduar)

Mirditë – Ndrec Deda (rikandiduar)

QARKU DIBËR

Dibër- Rahim Spahiu (rikandiduar)

Mat – Agron Malaj  (rikandiduar)

Klos –  Valbona Kola

Bulqizë – Festime Mjeshtri

QARKU BERAT

Skrapar – Adriatik Mema (rikandiduar)

Poliçan – Ardiatik Zotkaj (rikandiduar)

Berat – Ervin Demo (rikandiduar)

Dimal – Juliana Mema (rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (rikandiduar)

QARKU DURRËS

Durrës- Emirjana Sako (rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (rikandiduar)

QARKU KORÇË

Korçë- Sotiraq Filo (rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (rikandiduar)

Maliq – Gëzim Topçiu (rikandiduar)

Pustec- Pali Kolefski (rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (rikandiduar)

QARKU GJIROKASTËR

Gjirokastër- Flamur Golemi (rikandiduar)

Përmet- Alma Hoxha (rikandiduar)

Këlcyrë- Klement Ndoni (rikandiduar)

Tepelenë- Tërmet Peçi (rikandiduar)

Memaliaj- Gjolekë Guci (rikandiduar)

Dropull – Dhimitraq Toli (rikandiduar)

Libohovë – Leonard Hide

QARKU KUKËS

Bashkia Kukës – Safet Gjici (rikandiduar)

Bashkia Tropojë – Rexh Byberi (rikandiduar)

Bashkia Has – Halit Mulaj

QARKU FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi (rikandiduar)

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa (rikandiduar)

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili (rikandiduar)

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi (rikandiduar)

Bashkia Patos – Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë – Josif Gorrea

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj (rikandiduar)

Bashkia Kamëz – Rakip Suli (rikandiduar)

Bashkia Kavajë – Redjan Krali (rikandiduar)

Bashkia Vorë – Blerim Shera (rikandiduar)

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla (rikandiduar)

QARKU VLORË

Bashkia Vlorë –  Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Nertil Bellaj

Bashkia Delvinë – Besmir Veliu

Bashkia Finiq – Romeo Çakulli

Bashkia Himarë – Jorgo Goro (rikandiduar)

Bashkia Konispol – Erges Dule

Bashkia Sarandë – Olti Çaçi

Prononcimi për mediat i drejtuesve të qarqeve të vendit:

QARKU SHKODER:

Spiropali: Për Shkodrën do të kandidojë Benet Beci. Shkodrës po i japim ofertën më të mirë dhe alternativën më të mirë. Do të bëjmë të pamundurën dhe për ato që nuk janë bërë në Shkodër. Kemi besim që kandidatura e Becit shkon përtej PS për t’u transformuar.

Në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, kryetari aktual që ka bërë një punë shumë të mirë për Malësinë e Madhe.

Në Pukë, do të shkojmë në zgjedhje me kryetarin aktual, Gjon Gjonaj, një njeri që i ka dhënë provat për bashkinë e Pukës dhe ka bërë për këtë perlë të veriut atë që nuk është bërë shumë vite më parë.

Në Vaun e Dejës, kandidaturë të re, Kristjan Shkreli. Gjej rastin të falenderoj Mark Babanin për modelin që ka dhënë në Bashkinë e Vaut të Dejës. Mark Babani ka dhënë shembullin e një njeriu që bashkëpunon.

Furrë-Arrëz, Franc Tucin, kryetari aktual që ka një bashkëpunim shumë të mirë.

QARKU ELBASAN:

Për bashkinë e Elbasanit, kryetarin aktual, Gledian Llatjan.

Për bashkinë Cërrik, Andis Sallën, kryetarin aktual të bashkisë.

Për Belshin, Arif Tafanin, kandidat aktual. Mbështjetja është e madhe për të.

Për bashkinë Gramsh, Besian Ajazin.

Për Peqinin, Bukurosh Maçin, kryetar aktual i partisë në Peqin.

Bashkia Librazh, ndryshim, Mariglen Disha me eksperiencë dhe mendojmë se do të shtyjë përpara punët e mira që ka bërë Kastrioti deri tani.

Përrenjas, Nuri Belba, edhe ai ka marrë një rikonfimim.

QARKU DIBËR:

Balluku: Kemi konfirmuar për Bashkinë Dibër, Rahim Spahiun duke pasur mundësinë e një prove se si do të menaxhohet një bashki e vështirë. Mbështetja që Rahimi merr është e rëndësishme, ndaj kemi vendosur që Rahimi të rikandidojë.

Kemi zgjedhur një listë të spikatur për këshillin bashkiak me figura që kontribuojnë çdo ditë për atë bashki.

Në bashkinë e Matit, Agron Malajn pas një kohe të gjatë në krye të kësaj bashkie. Gëzon një mbështetje shumë të madhe. Ka të gjithë mbështetjen e PS.

Në bashkinë Klos falenderoj Ilmi Hoxhën, kryetarin aktual, që do t’i lëjë stafetën Valbona Kolës që ka mbështetje në PS. Ajo gëzon mbështetje në të gjithë komunitetin e Klosit.

Në bashkinë Bulqizë, të sjellim risi, kandidojmë Festime Mjeshtrin, ajo gëzon mbështetje në parti. Do të jetë sfiduese që sot të kemi një zonjë.

QARKU LEZHË:

Manja: Do të shkojmë me kandidatët akutalë, në 3 bashkitë e qarkut Lezhë.

Në Lezhë do të jetë Pjerin Ndreu do të kërkojmë një kontratë të re. Punët e mira që kemi bërë në Lezhë na japin të drejtën që të kemi Pjerinin në krye të Lezhës.

Në Bashkinë e Kurbinit do të kandidojmë Majlinda Carën. Bashkia e Kurbinit nga Majlinda ka pësuar një transformim rrënjësor.

Në Bashkinë e Mirditës, për Ndrec Dedën për rikonfirmimin e tij. Mirdita po kthehet në një port zhvillimi. Ndrec Deda do të jetë kandidati ynë për Mirditën. Në 3 bashkitë e Qarkut Lezhë do kërkojmë kontratë me kandidatët akutalë.

QARKU TIRANË:

Veliaj: Kemi marrë disa vendime për të menduar për fitoren e radhës.

Në Rrogozhinë, Edison Memolla do të ketë përkrahjen tonë.

Me Redjan Kralin në Kavajë. Bregdeti ka volumin më të madh që prodhon turizmi. Ndërkohë që pjesa tjetër e qytetit është transformuar.

Në Vorë, Blerim Sherën, ka qenë një eksperiment që ka dalë me sukses. Duam që Vora të jetë destinacion.

Me Rakip Sulin në Kamëz, ka pasur transformimin më të madh. Nuk ka qenë kurrë më mirë e më pastër.

QARKU BERAT:

Çuçi: Për qarkun e Beratit, përfundoi sot me marrjen e vendimit. Të vazhdojmë me ekipin që kemi pasur.

Skrapar – Adriatik Mema.

Poliçan, Adriatik Zotkaj.

Berat, Ervin Demo.

Në Dimal, Juliana Mema.

Në Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

QARKU GJIROKASTËR

Kumbaro: Në Dropull do të kandidojë Dhimitraq Toli.

Libohovë: Kandidat të ri, Leonard Hide, një djalë profesionist dhe një familjar i mirë.

Gjirokastër: Flamur Golemi pas një mandati të sukesshëm ku e ka kthyer Gjirokastërn në model turizmi.

Përmet: Alma Hoxha, rikonfimohet.

Këlcyrë: Klement Ndoni.

Memaliaj: Gjolek Guci.

Tepelenë: Tërmet Peçi.

QARKU KORÇË:

Peleshi: Bashkia e Korçës, kryetari i bashkisë do të rikandidojë për mandat të ri nën drejtimin e një qytetari të shkëlqyer, Sotiraq Filo, do ndërrmarrë një projekt ambicioz. 2 pole do të zhvillohen në Korçë. Këto janë 2 programe zhvillime. Bashkia e Korcës ngjitet në një shkallë më lart.

Pogradec, tani ka ardhur momenti për të zbatuar investimin më të madh, shëtitorja e bregut të liqenit. Ilir Xhakolli do të kandidojë për një mandat të dytë në 14 Maj.

Devoll, kryetari aktual, Eduard Duro do të rikandidojë. I ka qëndruar pranë zonës. Ka ndryshuar situatën jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra.

Maliq: Gëzim Topçiu, kryebashkiaku më jetëgjatë. Kamponi i shërbëtorit ndaj popullit.

Pustec kemi një bashki të vogël, por të rëndësishme. Janë një komunitet që janë vlerë e shtuar në mozaikun e zonës tonë. Jemi në aleancë me Partinë Aleanca Maqedonase. Palë Kolefski do të rikandidojë në këtë bashki.

Kolonja, një krahinë historike me shumë vlera për të gjithë Shqipërinë. Erion Isai do të rikandidojë për Bashkinë e Kolonjës.

QARKU KUKËS 

Kukës: Safet Gjici.

Tropojë: Rexh Byberi.

Në Has: Halit Mulaj.

QARKU DURRËS:

Durrës: Emirjano Sako.

Shijak: Elton Arbana

Krujë: Artur Bushi.

QARKU FIER:

Balla: Kemi diskutuar gjatë mbledhjes së kryesisë gjatë dhe kemi dakordësuar në mbledhjen e Kryesisë kandidaturat.

Bashkinë Fier – rikandidimi i Armando Subashit, kryetar bashkie ndër më të mirët që ka PS.

Lushnje nuk ka pasur asnjë pikë dyshimi se Eriselda Sefa meriton një rezultat shumë domethënës që përkon me punën e madhe që është bërë në krye të bashkisë.

Mallakastër, si një bashki e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë, Qerim Ismailin që rezulton fitues.

Roskovec: Majlinda Bufit nuk i shterojnë bashkitë. Vini dhe shikoni se çfarë pune është bërë aty. Na duhet Majlinda të vijojë punën së bashku me Ramën për të çuar përpara disa angazhime që i kemi në njësitë që përbëjnë bashkinë e vogël, por të rëndësishme në pozicionin e rëndësishëm që ka Roskoveci.

Patos: Shumë më mirë është punuar. Nuk ka asnjë dyshim se Rajmonda nga viti 2011 nga këto 3 mandate që ka pasur ka bërë një punë të shkëlqyer. Mendojmë se 12 vite në krye të kësaj bashkie kanë qenë mjaftueshmërisht me vlerë. Në kryesi, u ra dakord që të shkojmë për kandidat të ri, Fatjon Duraj, inxhinier me shumë energji të reja dhe që është një banor i Patosit.

Divjakë: Fredi Kokoneshi për 12 vite e ka drejtuar këtë bashki dhe së bashku me Erion Braçen kanë bërë një punë të shkëlqyer. Për një mandat tjetër të PS, u miratua Josif Gorreja i cili është bujku më i mirë shqiptar në kuptimin e asaj që jep për Shqipërinë çdo ditë.

QARKU VLORË:

Klosi: Duke filluar nga Bashkia e Vlorës kandidojmë diplomatin, Ermal Dredhën që vjen në bashkinë e Vlorës për të çuar përpara atë forcë që Vlora ka, kërkon një djalë të ri që ta çojë përpara bashkinë dhe ta hapë atë.

Himarë: Jorgo Goro, rezultat i zhvillimit të madh që bashkia ka, por edhe si një destinacion i kërkuar.

Selenicë: Kandidat i ri, propozojmë Nertil Bellaj.

Sarandë: Kjo bashki të jetë një destinicaion, propozojmë një nga ekspertët më të mirë të turizmit, Olti Caçin, për t’i dhënë asaj një frymë të re.

Konispol: Erges Dule do të jetë kandidati jonë, duke falenderuar Shuajp Beqirin që ka dhënë kontribut.

Finiq: Romeo Çakulli.

Delvinë: Duke falenderuar kandidaten aktuale, shkojmë në një pozicion të ri që i ofrohet një djali të ri. Propozojmë kandidatin tonë që është Besmir Veliu.

/tvklan.al