Eurostat: Të dytët për kërkesa të papranuara pas ukrainasve

Rreth 14 000 shtetas shqiptarë nuk u pranuan në territorin e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020. Një raport i Eurostat tregon se gjatë vitit të pandemisë, u refuzuan rreth 137 mijë shtetas jo anëtarë të BE, nga të cilët 10% ishin nga Shqipëria. Kjo shifër i rendit shqiptarët të dytët në botë për numrin e refuzimeve nga vendet e BE-së, që paraprihen vetëm nga ukrainasit me 56 000 përgjigje negative.

Në vend të tretë qëndron Moldavia me 10 200 refuzime. Po i lartë raportohet nga Eurostat edhe numri i shqiptarëve që u urdhëruan të largohen nga vendet e Bashkimit Europian. Në vend të parë për vitin 2020 qëndrojnë algjerianët (34 000), pasuar nga marokenet (33 600) dhe të tretët në botë janë shqiptarët me 23 200 persona.

Prej tyre raportohen se vetëm 10 mijë shqiptarë u larguan. Midis vendeve anëtare Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-anëtarë të BE të urdhëruar të largohen nga territori i saj në vitin 2020 pasuar nga Spanja, Greqia, dhe Gjermania.

Tv Klan