Të paktën 21 protestues janë vrarë në përleshjet në qytetin kryesor të Mianmarit, Yangon ndërsa politikanët e dëbuar nga puçi ushtarak bënë thirrje për “revolucion”.

Mianmar është përfshirë nga protestat që prej grushtit të shtetit ushtarak në 1 Shkurt, pasi Junta shpalli ligjin ushtarak në zonë pas sulmit të bizneseve kineze. Protestuesit besojnë se Kina po i jep mbështetje ushtrisë burmane, pasi që mendohet se Kina, por edhe Rusia kanë lidhje të ngushta me ushtrinë në Mianmar.

Ndërkohë që liderët e SHBA-së, së bashku me ata të Indisë, Australisë dhe Japonisë, gjatë një takimi virtual më 12 Mars janë takuar për të shprehur përkushtimin e tyre për Mianmarin.

Në fjalimin e tij të parë publik, udhëheqësi Mahn Win Khaing Than u kërkoi protestuesve të mbrojnë veten kundër shtypjes ushtarake gjatë asaj që ai e quajti një “revolucion”.

“Ky është momenti më i errët i kombit dhe momenti që agimi është afër,” tha ai.

Junta ka shpallur ligjin ushtarak në Hlaing Tharyar dhe vendin fqinj Shwepyitha pasi Kina tha se fabrikat kineze në zonë ishin shënjestruar dhe kërkuan mbrojtje./tvklan.al