Katërmbëdhjetë shqiptarë janë arrestuar në Zvicër në kuadër të një hetimi anti-drogë nga autoritetet zvicerane. Aksioni u zhvillua këtë të martë në kantonin e Freiburger, dhe sikurse raportohet nga mediat vendase, shqiptarët trafikonin heroinë në Zvicër. Gjatë aksionit u sekuestrua një sasi prej 8.5 kilogramë heroinë dhe një sasi parash prej 50 mijë franga.

Aktiviteti kriminal i shqiptarëve shtrihej në disa qytete të Zvicrës. Të 14 të arrestuarit ndodhen në paraburgim dhe do të dalin përpara gjykatës. Mediat nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarëve të arrestuar. Për goditjen e kësaj bande droge morën pjesë policitë e Bernës, Gjenevës dhe Vaud.

/tvklan.al