Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qytet të Rusisë pasi një adoleshente ka rrëfyer se ka lindur një fëmijë dhe të gjithë shtatzëninë e ka mbajtur sekret edhe ndaj prindërve.

Policia ka treguar se e reja, ende në shkollë, kishte frikë t’ua tregonte prindërve se po lindte, kështu që e kishte futur fëmijën në ngrirësen e frigoriferit. 14-vjeçarja, emri i së cilës është Anastasia është tashmë në gjendje serioze në spital.

E reja kishte lindur vetëm në dhomë. Më pas beben e kishte futur në një qese plastike dhe e futi në frigorifer në garazhin e familjes. Kur ndërhynë autoritetet vogëlushi kishte humbur jetën.

Asnjë prej familjarëve të saj, madje as mësuesit nuk e kishin kuptuar që ajo ishte shtatzënë. Ngjarja ndodhi në rajonin Novosibirsk, në Siberi në Rusinë veriore.

Ka qenë mamaja e vajzës që lajmëroi ambulancën pasi dëgjoi vajzën duke rënkuar. Ajo mendonte se vajza po vuante nga apandesiti. Në ambulancë ajo rrëfeu se kishte lindur dhe se fëmijën e kishte futur në frigorifer./tvklan.al