Bien edhe infektimet në 24 orët e fundit

Kanë shënuar një rënie të ndjeshme shifrat e pandemisë në 24 orët fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë se kanë humbur jetën 14 persona të tjerë duke e çuar në 2,772 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore në Prishtinë bën të ditur se nga testimi i afro 9600 personave kanë rezultuar pozitiv 583 raste.

Sipas raportimit të fundit aktualisht në Kosovë janë edhe afro 18 mijë raste aktive me Covid-19.

Tv Klan