Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 259 raste të të infektuarve.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 5,505 mostrave.

Shifra prej 259 i bie që 4.7 për qind e të testuarve dolën pozitivë.

Të hënën u raportuan të shëruar 870 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 17,000.

Deri të hënën, në orën 15:00, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 365,419 qytetarë.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës shpalli një ditë më herët masa të reja, që përfshijnë pezullimin e procesit mësimor deri më 26 shtator./REL