Çifti i njohur i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga realizuan një intervistë tepër të veçantë për programin “Historia ime”, në Tv Klan.

Eni dhe Genci janë të martuar prej 14 vitesh dhe kanë dy vajza, Stina dhe Ajri

Aktorja shprehet se pas ardhjes në jetë të vajzave, ato janë fokusi dhe prioriteti i parë në jetën e tyre. Ajo çfarë nuk ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre, pavarësisht viteve që kanë kaluar është respekti dhe vlerësimi që kanë për njëri-tjetrin.

Gazetarja: Po ju kaq të ndryshëm, çfarë ju ka bërë bashkë?

Eni Jani: Pikërisht se ishim ndryshe, unë pëlqeja ato që si kam unë, ky pëlqente ato që si ka ai.

Gazetarja: Ka funksionuar?

Eni Jani: Po ashtu është, të kundërtat tërheqin njëra-tjetrën!

Gazetarja: Edhe kur vitet kalojnë?

Genc Fuga: Tërheqja bëhet më e fortë!

Gazetarja: Sa vite u bënë bashkë që jeni martuar?

Genc Fuga: 14 vite!

Gazetarja: Çfarë mund të themi mbas 14 vitesh martesë?

Eni Jani: Sigurisht që prioritet dalin fëmijët. Sigurisht që ti nuk mund të jesh njësoj siç ke qenë në periudhën kur ke patur pasionin tënd, kur ke patur dashurinë, sepse mendoje vetëm për to dhe nuk kishte gjë tjetër për ty. Unë mendoja Gencin, mendoja veten, shijonin çdo gjë të dy bashkë, në momentin  që vijnë fëmijët në jetë, bëhen primare pa diskutim tek të dy, si tek unë, si tek Genci fëmijët. Në momentin që vjen një gjë shumë e rëndësishme dhe e para ato kanë prioritetin, e dyta është përgjegjësi e jotja, kundrejt kësaj krijese që solle në jetë dhe detyrimisht që raporti në marrëdhënien që mund të kemi patur më përpara, sigurisht që ka gjëra që ndryshojnë.

Gazetarja: Çfarë mendon që ka mbetur e pandryshuar?

Eni Jani: E para respekti, vlerësimi që kemi për njëri-tjetrin dhe toleranca. Duke ditur natyrën e njëri-tjetrin, dimë sa duhet të tolerojmë. Respekti është shumë i domosdoshëm.

Gazetarja: Genci na fol pak për dashurinë!

Genc Fuga: Nuk kam çfarë të shtoj! Mbetet po i njëjti glob, vetëm boshti në të cilën rrotullohet është spostuar njëçik tek fëmijët, po globi është i njëjtë.

Gazetarja: Njëçik fare?

Genc Fuga: Po patjetër, është bosht tjetër, stinët nuk janë më njësoj, ndriçimi nuk është më njësoj, sespe është bosht tjetër, është ky boshti i fëmijëve.

Gazetarja: Çfarë ka mbetur tek Eni e pandryshuar, që ti ja do si para 14 vitesh?

Genc Fuga: Energjia, e qeshura dhe përsëri do ta lidhja me energjinë, por tashmë enrgjia krijuese, domethënë energjia e gjërave të përditshme, e qeshura në gjithçka që bën./tvklan.al