Një adoleshent 14 vjeç është akuzuar për vrasjen e një nënë të re 32-vjeçare teksa ajo po shkonte në shtëpi.

Pamela Cabriales ishte në një darkë me një mikeshe dhe pasi u nis për në shtëpi ajo u qëllua me 6 plumba drejt makinës së saj në Denver, muajin e kaluar. Pamela mori një goditje në kokë, u dërgua në spital dhe vdiq disa ditë më vonë.

14-vjeçari dhe shoferi i dyshuar Neshan Johnson 18 vjeç, tani janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Sipas raporteve motivi i kësaj vrasje nuk është zbuluar ende.

Djalit 14 vjeç nuk i është përmendur emri për arsye ligjore dhe prokurorët kanë bërë një kërkesë për transformimin e çështjes në një gjykatë për të rritur.

Një faqe “GoFundMe” është hapur për të mbledhur para për djalin e viktimës, Leo, gjashtë vjeç. Më shumë se 30,000 dollarë janë mbledhur dhe do të shkojnë direkt në një fond kolegji për Leon./tvklan.al