Gazetarja nga Durrësi, Dhurata në një lidhje direkte me emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka treguar një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në Durrës. Bëhet fjalë për një vajzë 14 vjeç e cila ka kapur nënën e saj me një burrë tjetër në shtëpi. Vajza është larguar me vrap nga shtëpia dhe ka shkuar tek i ati për t’i treguar të vërtetën.

Dhurata: Një vajzë 14 vjeç  ka kapur nënën e saj duke tradhtuar babain. Ka hyrë në shtëpinë e saj sepse ishte pa qejf vajza n shkollë dhe ka lënë orët më përpara. Ndërkohë, fëmijët e kanë çelësin e shtëpisë, ka hyrë brenda dhe ka gjetur nënën e saj me burrin e huaj dhe fëmija ka dalë menjëherë jashtë dhe ka shkuar menjëherë tek i ati dhe i ka treguar të gjithë atë që ka parë dhe kur kanë shkuar të dy në shtëpi, nuk kanë gjetur këmbë njeriu aty. Ka ikur dhe zonja e shtëpisë, ai po e po dhe tashmë burri po kërkon gruan se nuk e di ku është. Nuk kanë lajmëruar as policinë asnjë gjë sepse shpresojnë që të dalë vetë.

Aldo: Leje që gruaja se di ku është, po as ai tjetri nuk e di ku është, kështu që mos i lini kalamajve çelësat. /tvklan.al