Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje këtë të hënë.

Në fokus, të diskutimeve mes anëtarëve të saj ishte projektvendimi për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore.

Prandaj në total, KQZ-ja vendosi të shpërndajë për partitë politike 140 milionë lekë.

Nga këto PS do të marrë 63.417.047 lekë, ndërsa PD-ja 38.911.877 lekë. Pjesën tjetër të parave do ta ndajnë LSI-ja, PDIU-ja, Lista e Barabartë dhe PSD./tvklan.al