Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës është 1400 hektarë.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon që të jenë të përmbytura 1300 hektarë tokë.

Në rrugën e Obotit ka prezencë uji 85 centimetra. Në krahasim me një ditë më parë ka një rënie me 5 centimetra. Emergjencat Civile njoftojnë se ka prezencë uji në oborre, stalla dhe garazhe në 110 banesa. Në Obot ka prezencë uji në 95 banesa, ndërsa në Muriqan, Xhakaj, Kurtaliaj e Gallubë në 15 banesa.

Atje operojnë 2 mjete të kalueshmërisë së lartë të ushtrisë. Ndërkohë në Dajç vijon po ashtu të jetë përmbytur 100 hektarë tokë bujqësore. Në rrugën Shirq-Darragjat nuk mund të kalohet pasi ka prezencë uji në nivelin 70 centimetra.

Emergjencat civile kërkojnë pako ushqimore për banorë e bllokuar nga uji, bazë ushqimore për blegtorinë dhe çizme të gjata rreth 50-deri në 60 palë për Obotin. Ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit./tvklan.al