3 vjet nga tentativa për grusht shteti në Turqi, ku mbetën të vrarë rreth mbi 250 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, vijon regjimi i ashpër ndaj atyre që morën pjesë në puç.

141 dënime përjetë dha gjykata turke për 24 persona, pjesa më e madhe e tyre ish-ushtarakë të lartë. Mbi ta rëndojnë akuzat e përmbysjes së rendit kushtetues, vrasje e shumëfishtë dhe tentative vrasje e presidentit.

Në total, janë 224 persona të dënuar në procesin e kësaj të enjteje. Mes tyre është edhe ish-gjenerali i forcave ajrore Akin Ozturk, i dyshuar si truri i operacionit për rrëzimin nga pushteti dhe eliminimin e Rexhep Taip Erdoan.

Seanca gjyqësore u zhvillua në burgun Sincan, pranë Ankarasë. Jashtë saj qindra qytetarë kundërshtonin vendimin e gjykatës.

Prej shtypjes së grushtit të shtetit të 15 Korrikut 2016, autoritetet turke kanë arrestuar dhe ndaluar rreth 160 mijë persona, si të akuzuar apo të dyshuar për ngjarjen.

Në Strehim politik në SHBA mbetet imami turk Fetullah Gylen, i akuzuar si ideatori dhe financuesi i puçit ndaj armikut të tij, presidentit Erdoan. Pavarësisht kërkesave të shumta të Turqisë për ekstradimin e tij, Uashingtoni ka pranuar ta dorëzojë.

Tv Klan