Rreth 144 persona kanë humbur jetën dhe 732 të tjerë janë plagosur në Mianmar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin.
“Numri i të vdekurve dhe të plagosurve pritet të rritet”, tha gjenerali Min Aung Hlaing.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte i cekët me një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra e tij ishte pranë qytetit burmez të Sagaing, afër Mandalay.
Një tërmet i dytë, me magnitudë 6.4 ballë, tronditi zonën 12 minuta më vonë.
/tvklan.al