Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Komisionin Europian për sasinë e vaksinave anti-Covid që BE do t’i japë Shqipërisë, si një nga 6 vendet e rajonit të Ballkanit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se në bazë të kësaj kontrate, Shqipëria ka siguruar dozën e dytë më të madhe në rajon.

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar. Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al