15 Gushti "dita e shtegtarëve" të Lezhës - Tv Klan

15 Gushti “dita e shtegtarëve” të Lezhës



15 Gushti “dita e shtegtarëve” të Lezhës

14:02 16/08/2021

Të gjithë emigrantët bëhen bashkë, takohen dhe festojnë në qendër të qyteti

Në Lezhë emigrantët prej 15 vitesh tashme kanë festën e tyre. 15 Gushti e cilësuar si Dita e Shtegtarit mbushi edhe këtë vit sheshin e qytetit. Në skenë u ngjitën emrat më të mirë të muzikës shqiptare, duke sjellë kështu një atmosfere ndryshe dhe të veçante.

Kryebashkiaku i Lezhes Pjerin Ndreu, ka përshëndetur të pranishmit, ndërsa vlëresoi punën e e palodhur të emigrantëve dhe modelin e qytetarisë që ata tregojnë kudo që ndodhen.

Ndërkohe iniciatori i kësaj feste, Gjoke Jaku, para 15 vitesh kryetar i Bashkisë së Lezhës, ndërsa tani në postin e Prefektit, tha se kthimi në traditë i kësaj feste është një tregues që lezhjanët nuk e harrojnë vendlindjen.

Bashkia e Lezhës ndau certifikata mirënjohjeje për disa emigrante të kthyer në vendlindje dhe që po japin kontribut në zhvillimin e vendit në sektore të ndryshme.

Në Lezhë festa në shenjë respekti dhe vlerësimi për bashkëqytetarët emigrantë zgjati deri pas mesnate duke dhuruar momente takimesh, kujtimesh e vlerësimesh.

Klan News








Të ngjashme