Sali Lusha duhet të presë dhe dy ditë për ndryshimin e mundshëm të masës së tij të sigurisë. Pas paraqitjes së diagnozës së tij shëndetësore nga grupi i mjekëve që e vizituan, Lusha sipas avokatit të tij rezultoi i sëmurë nga turbekulozi, bronkiti dhe nga mpiksja e gjakut.

Avokati i Lushës Gani Dizdari në bazë të këtij raporti, sot kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në atë të shtëpisë duke dhënë si garanci moslargimin e klientit nga vendi për kurimin e tij. Por, Prokurori Naço nuk është mjaftuar me diagnozat e shumta në recetën e Luzhës duke kërkuar më shumë garanci pasi sipas tij Lusha akuzohet për kryengritje të armatosur.

Pas kërkesës së bërë në sallë nga Prokurori Naço, në një konsultim të shkurtër ai e uli shumën peng deri në 15 mijë dollarë. Por, avokati Dizdari nuk ishte ende i përgatitur për këtë. Në fund gjyqtari Gjoni vendosi shtyrjen e gjyqit dhe nisjen e tij pas dy ditësh me vendimin e mbrojtjes së Sali Lushës rreth kërkesës së Prokurorit Naço për shumën 15 mijë dollarëshe në këmbim të arrestit shtëpiak./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj