Botohet udhëzimi, trajtim financiar shtesë për 3 vite

Të gjithë mjekët specialistë që punojnë larg vendbanimit të tyre, do të përfitojnë 15 mijë lekë shtesë  në muaj për kostot e jetesës. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë i botuar në fletoren zyrtare  përcakton se për mjekët të emëruar larg vendbanimit të tyre për një periudhë 3-vjeçare, në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë e Shëndetësisë, do të marrin kompesim financiar.

Ndërsa mjekët që punojnë larg vendabinimit të tyre dhe kanë filluar punë përpara datës 1 Korrik 2022 do të marrin kompensim për pjesën e mbetur.

Sipas udhëzimit, për të përfituar trajtimin financiar, mjekët duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre, duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente sipas ligjit.

Me anë të këtij ligji, synohet nxitja e mjekëve të rinj për të punuar edhe në spitalet rajonale, për të patur një mbulesë me mjekë specialitë edhe në qendrat spitalore jashtë Tiranës.

Tv Klan