15 mijë tatimpagues me llogari bankare brenda Tetorit

15 mijë tatimpagues me llogari bankare brenda Tetorit

15:46 06/10/2019

Lera: Nisma, për të luftuar evazionin dhe pastrimin e parave

Të gjithë bizneset të cilët janë të regjistruar si subjekte me tatim mbi vlerën e shtuar, të gjithë personat që ushtrojnë profesione të lira dhe organizatat jo fitimprurëse, duhet që brenda datës 26 Tetor të hapin llogari bankare dhe ta dorëzojnë atë pranë tatimeve.

Hedhja e të dhënave të llogarisë bankare të secilit do të nisë të bëhet efektive nga java e ardhshme më 15 Tetor dhe do të hidhet online në sistemin e-filing.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, tregon se nisma përfshin 15 mijë tatimpagues dhe është marrë në kuadër të masave kundër pastrimit të parave të pista të rekomandimeve që ka lënë Komiteti i Moneyval por edhe në luftën kundër informalitetit.

“Kjo është në një linjë me atë strategjinë që kemi për uljen e cashit në ekonomi për formalizimin e ekonomisë për kanalizimin e çdo transaksioni shitblerje nëpërmjet bankës”.

Por pavarësisht kësaj, Lera sqaron se gjysma e bizneseve që janë të vegjël dhe nuk janë pjesë e sistemit të TVSH-së mbeten jashtë këtij detyrimi, duke e bërë sërish të vështirë luftën ndaj informalitetit.

“Pavarësisht kësaj mase janë rreth 60 mijë biznese me xhiro 0-2 milionë Lekë që ngelen jashtë kësaj skeme. Që do të thotë në një grup total prej 120 mijë biznese të regjistruara, 50% e tyre janë të vegjël dhe shumë të vegjël”.

Nëse deklarimi i llogarisë bankare nuk do të bëhet brenda datës 26 Tetor, atëherë sistemi do të gjobisë me 50 mijë Lekë personat fizikë dhe 100 mijë Lekë personat juridikë.

Detyrimi për hapjen e llogarisë bankare përfshin edhe tatimpaguesit e rinj, apo ata që kalojnë si subjekte me TVSH, të cilët duhet ta deklarojnë llogarinë deri në 20 ditë pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi