Kjo është situata të hënën paradite në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Qindra fëmijë kanë marr ndihmë mjekësore si pasojë e prekjes nga viroza dhe gripi stinor.

Mbyllja e poliklinikave me rastin e Vitit të Ri ka shkaktuar fluks në urgjencën pediatrie duke bërë që numri i vizitave në 24 orë të kalojë 400 fëmijë.

Mjekët pediatër, thonë se ndryshe nga viti i shkuar ky grip lë koplikacione për të vegjlit.

Të prekur në masë nga gripi dhe virozat janë edhe moshat e rritura. Në të gjithë vendin numri i të prekurve nga virozat e stinës dhe gripit, ka shkuar në afro 15 mijë në javë.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik janari dhe shkurti njihen si dy muajt me numrin më të lartë të të sëmurëve nga virozat dhe gripi./ TV KLAN