15 milionë dollarë i ka kushtuar qeverisë së Singaporit, samiti historik mes Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit, ku përfshihen masat shtesë të sigurisë.

Ky që shihni në këto pamje është rezorti turistik me 5 yje Capella. Aty u organizua i gjithë takimi mes dy liderëve. Që të ishte krejtësisht në dispozicion të samitit, qeveria kishte prenotuar të 100 dhomat e hotelit, secila me një çmim mbi 500 dollarë nata.

Në restorantin e këtij hoteli u shtrua edhe dreka luksoze mes dy liderëve, që përmbante ndër të tjera në menu për koktejl me karkaleca me salcë avokado, mish derri me oriz të skuqur për Kim Jong unin dhe brinjë viçi me patate të gatuara me qumësht, djathë dhe brokoli për Donald Trumpin, si dhe 3 ëmbëlsira të ndryshme mes të cilave gështenjë me çokollatë të zezë. Liderët u akomoduan në dy hotele luksoze 6 km larg vendit të samitit.

Pas përfundimit të samitit, Trump i hapi dyert e limuzinës presidenciale me vlerë 1.6 milionë dollarë, prodhuar me porosi për t’i rezistuar sulmeve ushtarake e kimike.

CNN e komentoi jo pa ironi këtë marrëveshje. Në një lidhje direkte, ikona e NBA Dennis Rodman, mik i ngushtë i udhëheqësit koreanoverior, shpërtheu në lot teksa fliste me entuziazëm për samitin historik.

“E dija që gjërat do të ndryshonin. E dija. Unë kam qenë i vetmi”- tha ish basketbollisti amerikan, i cili mbante në kokë kapelen e fushatës së Donald Trump me sloganin “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”.

Tv Klan