Rritet numri i viktimave në SHBA dhe Brazil

Ka mbërritur në 15 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19 në mbarë globin, ndërsa ai i viktimave në 620 mijë.

Në 24 orët e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Brazil, ku veç numrit të rasteve të reja, thuajse është dyfishuar numri i viktimave.

SHBA raportoi në 24 orët e fundit 1100 jetë të humbura dhe 67 mijë raste të reja me covid, duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 4 milionë. Ndërsa në Brazil u shënuan 1300 viktima dhe 45 mijë raste të reja. 

Tv Klan