15 minuta meditim në ditë kanë të njëjtin efekt me një ditë pushim përsa i përket emocioneve pozitive. Mirëqenia psikofizike që mbërrin nga meditimi është e jashtëzakonshme dhe eksperienca është pozitive edhe në rastet kur dikush është fillestar në këtë teknikë.

Këtë e konfirmon një studim i Universitetit të Groningen që është publikuar në revistën shkencore mbi Psikologjinë Pozitive.

Edhe në kërkime të mëparshme kishte dalë në pah se meditimi ndikon në organizmin e njeriut si pushimet e shkurtra në reduktimin e stresit dhe në rregullimin e humorit. Sipas autorëve të studimit të fundit, në kohët e sotme, kur jeta është më frenetike, reduktimi i stresit kthehet në detyrim.

Një ndër këto mënyra është pikërisht meditimi, që ka një impakt harmonie në anën psikologjike dhe fizike të njeriut, që ndikon në marrëdhënien me veten dhe të tjerët.

Klan Plus