Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë folur gjithmonë hapur për marrëdhënien e tyre intime.

Në premierën e sezonit të tretë të “The Kardashians”, i cili u transmetua të enjten në Hulu shfaqet një moment kur Kourtney i thotë motrës së saj Khloe se i duhet 5 minuta të ngjitet te dhoma e gjumit për të bërë diçka, e më pas kthehet pas 15 minutash.

Ajo i shpjegon Khloe se çifti thyen rekord për kohën më të shkurtër teksa kryenin marrëdhënie seksuale. Travis Barker u shpreh se zakonisht atyre u duhen orë për të mbaruar.

Kourtney dhe Travis kanë qenë ndër çiftet e vetme të këtij seriali që s’janë kompleksuar kurrë të flasin si për seksin ashtu dhe tentativat e herëpashershme për të pasur një fëmijë përmes fekondimit in vitro.

Në premierën e sezonit të tretë, Kourtney rrëfeu se ajo dhe burri i saj kishin përfunduar me trajtimet e fertilitetit dhe po punonin për një shtatëzani në mënyrë natyrale.

“Ne do ta donim një fëmijë më shumë se çdo gjë, por unë thjesht besoj vërtet në atë që Zoti ka rezervuar për ne,” tha ajo./tvklan.al