15 qytetarë kanë marrë shtetësinë shqiptare. Shtetasit më të rinj të Shqipërisë u betuan para kryebashkiakut, Erion Veliaj në një ceremoni të mbajtur në Bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se në kryeqytetin shqiptarë  aktualisht kanë rezidencën 144 kombësi. Kryetari i Bashkisë tha se Tirana ka pësuar ndryshime ndër vite, duke arritur të presë edhe 1 milion turistë në muaj.

Pati një thirrje për qytetarët e rinj që marrin shtetësinë shqiptare.

Kryebashkiaku shprehet se Tirana i ka dyert e hapura për çdo turist që viziton vendin tonë edhe për çdo qytetarët që kërkon të bëhet shtetas shqiptarë pavarësisht kombësisë së tij.

Klan News