31 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv

Koronavirusi vijon të regjistrojë raste të reja tek personeli shëndetësor. Në 24 orët e fundit analizat laboratorike kanë identifikuar 2 mjekë të prekur mes 15 rasteve pozitive.

“Janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik”.

Situata në spitalin Covid 1 në kryeqytet vijon të shënojë rritje të numrit të rasteve që kanë nevojë për hospitalizim.

“Po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”.

Që prej fillimit te epidemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë 33 persona, ndërsa po hetohet për rastin e 82 vjeçares që ka ndërruar jetë në spitalin universitar Shefqet Ndroqi.

“Vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA .. Analiza për koronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Për të shmangur infektimin nga koronavirusi epidemiologet apelojnë për ruajtje të distancës fizike, dhe higjiene nga të gjithë qytetarët.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           148

Durrës           27

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

Tv Klan