15 raste të reja, zgjerohet harta në Vlorë dhe Shkodër

Dy persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 4 numrin e viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Një 61-vjeçar ndodhet ne vdekje klinike, në gjendje të rëndë.

Harta e përhapjes së koronavirusit në vend është zgjeruar, pasi në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 5 raste nga Vlora dhe Shkodra, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Në pavionit e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare po marrin ndihmë mjekësore 49 pacientë, dy prej tyre janë në terapi intensive.

“Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Deri tani në vendin tonë pacientë rezultojnë 5 të shëruar nga koronavirusi pas bërjes së testit të dytë. Përpara urgjencës së QSUT dhe Spitalit të Traumës do të ngrihen çadra të triazhit mjekësor.

Tv Klan