Në mbi 1 muaj, 15 persona janë arrestuar si pasojë e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor në Tiranë. Është vetë Policia Rrugore e kryeqytetit që ka bërë një bilanc të periudhës nga 18 Janari deri më 24 shkurt.

Shoferët janë vënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, drejtimin e makinës pa leje drejtimi, shkelje të rregullave me pasoja dhe për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë.

Ndërkohë janë vendosur edhe mbi 10 mijë gjoba.


Njoftimi i plotë i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024: Vepra Penale:

•15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:

•6  për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

•5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

•3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;

•2 për korupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Masat Administrative:

•10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrrespektimin e vijave te bardha etj.

Pezullime dhe Bllokime:

•49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;

•9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.

Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë!/tvklan.al