Veliaj: Bëhuni zëdhënës të Shqipërisë së mirë

15  të rinjë kanë përfunduar praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës. Teksa ju dorëzoi certifikatat, kryebashkiaku Veliaj i ftoi të rinjtë që të jenë një zë i fuqishëm i Shqipërisë.

“Do ju ftoja të bëheshit zëdhënës të Shqipërisë së mirë. Ka një kategori njerëzish që bëjnë gjëra dhe një kategori që bëjnë gjithologun duke të dhënë mend si t’i bësh gjërat. Por, kur u thua, pse nuk adopton edhe ti një gjyshe? Thonë: ‘Jo, unë jam të denoncoj faktin se këtu njerëzit po vdesin për bukë’. Kur në fakt, edhe kjo është e pavërtetë. Fushata e solidaritetit në kohën e pandemisë hyn në tre gjërat më mbresëlënëse që kam parë”,. 

Veliaj u shpreh se qëllimi i programeve të intershipit është promovimi i te rinjve ndërsa ju tregoi atyre se shpesh herë shumë prej vendimeve kërkojnë vendimmarrje të vështira, duke ju referuar Teatrit Kombëtar.

 “Jam i ndërgjegjshëm sa emocione zgjoi teatri, por pyetja është: Do rrimë peng e nostalgjisë, e cila për 80 vite nuk e shpalli monument kulture dhe nuk pati kurrë mbështetje as nga qeveria fashiste, naziste, komuniste dhe të gjitha qeveritë e tjera? Ne mund ta diskutojmë edhe për 800 vite apo për 8 mijë vite, por duhet me marrë vendime që të ecim përpara. Nëse jeni të qartë me veten tuaj, se profesioni ose puna juaj do të kërkojë edhe marrje vendimesh të vështira, them më mirë merrni vendime të vështira që eventualisht do vlerësohen nga një shumicë e heshtur, se sa nga mania për ta pasur mirë me të gjithë, nuk do të merrni dot asnjë vendim”.

Në Bashkinë e Tiranës çdo praktikant ka mundësi të aplikojë njohuritë teorike dhe të ndërmarrë detyra konkrete, duke u përfshirë në projekte te ndryshme.

Tv Klan