15 të vdekur është bilanci i përgjakur i përleshjeve mes policisë dhe manifestuesve në ditën e zgjedhjeve në Bangladesh.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, ndërkohë që sipas “Associated Press” janë verifikuar të paktën 50 kërcënime dhe tentative dhunimi të zonave elektorale, në ditën që rizgjidhet parlamenti dhe qeveria.

Vota shihet si një referendum mbi tendencat e konsideruara gjithnjë e më tepër autoritare nga kryeministrja Sheikh Hasina. Ajo drejton vendin prej 10 vjetësh dhe partia e saj në qeveri akuzohet për arrestime masive, zhdukje dhe vrasje pa procese gjyqësore. Gjatë javëve të fundit në vend janë shënuar episode dhune, veçanërisht ndaj opozitës dhe mbledhjeve elektorale të kandidatëve të saj, që kanë çuar edhe në vdekjen e 4 personave.

Rivali i kryeministres aktuale është ish kryeministrja Khaleda Zia, lidere e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit, e cila sipas gjykatave në vend nuk është e denjë për shkak të kaluarës së saj, pasi ka qenë e burgosur nën akuzën e korrupsionit.

Klan Plus